PEZULL ndajf.

  • 1. Në ajër, ngritur në një farë lartësie nga toka, pa lëvizur, pa u mbështetur a pa u mbajtur gjëkundi; në hava. Qëndron (rri) pezull në ajër. Ngre pezull ngre lart përnjëherësh, duke u shkëputur nga toka e nga vendi ku mbështetej.
  • 2. fig. Në mënyrë të papërfunduar; pa dhënë rrugëzgjidhje diçkaje, pa e ndarë as këtej as andej. Probleme të mbetura pezull. E mbanin çështjen pezull.
  • 3. fig. Varur. Rreziku u rrinte pezull mbi tokë.
  • Me frymën (me zemrën) pezull duke qenë shumë i shqetësuar për diçka, në merak të madh për diçka.