PIKËPAMJE f.

1. Mendimi që ka dikush për diçka dhe mënyra se si e vlerëson atë. Pikëpamje të drejta (të shtrembra). Pikëpamje shkencore (antishkencore). Pikëpamje teorike (filozofike, politike). Pikëpamje marksiste. Pikëpamje antimarksiste.

2. Këndi i vështrimit të diçkaje, syri me të cilin shihet diçka, ana. Nga pikëpamja e moshës. Nga pikëpamja e madhësisë (e rëndësisë). Nga pikëpamja kohore (gjeografike, historike). E shikojmë (e vlerësojmë) nga pikëpamja ideologjike (politike, e përmbajtjes, e formës).