PRIREM vetv.

1. shih PIRREM 1. Prirej në dritare. Priru më të djathë! U pror kali anoi njëra anë e barrës së kalit. Lumi priret nga perëndimi. U prorën qeprat në njërën anë.

2. fig. Jepem pas diçkaje që më bën për vete, tërhiqem pas diçkaje; i kushtoj rëndësi a vëmendje më shumë diçkaje se një tjetre, anoj nga diçka. Prirej nga dëshira e mirë. Priret nga interesi i përgjithshëm (nga interesi i ngushtë vetjak).

3. fig. Marr anën e dikujt; anoj nga dikush a diçka; i afrohem një mendimi. Priret nga shumica.

4. fig. Ngjaj me dikë a me diçka tjetër, afroj. Nga priret më shumë?

5. Pës. e PRIER.