QELESHE f.

Kësulë e bardhë, e rrumbullakët, e punuar me lesh të shkelur e të larë me sapun, e cila ka trajta e përmasa të ndryshme sipas krahinave. Qeleshe e bardhë. Qeleshe e gjatë. Qeleshe e rrafshët. Qeleshe me rreth. Qeleshe Kavaje (Tirane). E futi nën qeleshe.

  • I vuri qeleshen dikujt e turpëroi, i vuri brirë. E hodhi (e fugu, e vuri, e ktheu) qeleshen (kësulën, festen, kapelën, takijen) mbi sy (mënjanë) shih te SYRI. E ka mendjen në majë të qeleshes (në majë të kësulës) shih te KËSUL/Ë,~A.