rajon
RAJON m.
- 1. Krahinë e gjerë, që ka disa veçori gjeografike, ekonomike etj.; pjesë e madhe e një vendi, që ndahet sipas disa tipareve; hapësirë ose vend i gjerë, ku zhvillohen veprime luftarake ose ndodh diçka tjetër; zonë. Rajon gjeografik (ekonomik). Rajon industrial (bujqësor). Rajon qendror (i brendshëm, i largët). Rajon i zhvilluar (i rëndësishëm, i prapambetur). Rajon i banuar. Rajon punëtor (fshatar). Rajon autonom. Rajon i çliruar. Rajoni i betejës (i sulmit, i veprimeve luftarake, i mbrojtjes). Rajoni i përmbytjes (i stuhisë).
- 2. Ndarje organizative a administrative e një qyteti; qendra drejtuese e kësaj ndarjeje me zyrat dhe me ndërtesat e veta. Rajoni numër një. Rajoni i policisë. Zyrat e rajonit.