RAJONIZOJ kal.

  • 1. spec. Ndaj vendin në krahina të caktuara për qëllime ekonomike ose për studime, përcaktoj rajonet për diçka.
  • 2. bujq. Përcaktoj krahinën ku zhvillohet më mirë një bimë bujqësore ose një kafshë prodhuese, shpërndaj sipas rajoneve më të përshtatshme për t'u rritur. Rajonizoj drithërat (ullinjtë, duhanin). Rajonizoj farërat (kulturat, llojet). Rajonizoj dhentë (racat). Rajonizoj tokat.