ravijëzohet
RAVIJËZOHET vetv.
- 1. Merr trajtë të dukshme, bëhet i dallueshëm qartë, nis të duket a të shquhet, përvijohet. Ravijëzohen hijet. Ravijëzohen malet (shtëpitë). Ravijëzohen tiparet. Ravijëzohen rrudhat. Ravijëzohet mbi dëborë. Më ravijëzohet para syve.
- 2. fig. Merr një trajtë të caktuar, përvijohet. Ravijëzohet e ardhmja.
- 3. Pës. e RAVIJËZOJ.