referohem
REFEROHEM vetv. libr.
- 1. I drejtohem dikujt a diçkaje për të vërtetuar, për të mbështetur a për të përligjur diçka; përmend. I referohem gazetës (tekstit). U referohen njoftimeve të shtypit. I referohem përvojës (historisë, së kaluarës). U referohem të dhënave (dëshmive).
- 2. vet. veta III. I përket; ka të bëjë a ka lidhje me dikë a me diçka.
- 3. Pës. e REFEROJ 2. Çështja iu referua organeve eprore.