ROJË f.

  • 1. Detyra për të ruajtur dhe për të mbikëqyrur me kujdes diçka a dikë që të mos e sulmojnë, të mos e dëmtojnë a të mos e grabitin. Shërbimi i rojës. Dita e rojës. Vendi i rojës. Bëj rojë ruaj. Kam rojë. Jam (rri) në rojë. Marr (dorëzoj) rojën.
  • 2. Njeri, zakonisht i armatosur, i ngarkuar për të ruajtur diçka a dikë, rojtar; pjesëtar i një grupi të ngarkuar për të ruajtur diçka a dikë. Rojë e armatosur. Rojë nate. Roja e kooperativës (e fabrikës, e depos). Rojë pyjesh. Rojë kufiri. usht. kufitar. Rojë personale. Vë rojë. Lajmëroj (thërres) rojën. Rri rojë.
  • 3. përmb. Njësi ose trupë e vogël ushtarake, e caktuar për të kryer shërbimin e patrullimit, të mbikëqyrjes dhe të ruajtjes së diçkaje, vendi i qëndrimit të kësaj njësie. Trupi i rojës. Vendi i rojës. Oficeri (komandanti) i rojës. Ndërroj rojën.
  • 4. Shërbim që i ngarkohet dikujt herë pas here për të përmbushur një detyrë a nevojë në orët e pushimit të përgjithshëm; njeriu ose institucioni që e kryen ketë shërbim. Nëpunësi i rojës. Mjeku (infermieri) i rojës. Mamia e rojës. Farmacia e rojës. Dhoma (kabina) e rojës. Posta (anija) e rojës. usht. Kam (bëj) rojën.
  • Në rojë të... në mbrojtje të... Rojë nderi
  • a) shërbim i veçantë që bëhet për nder të dikujt ose për të nderuar kujtimin e dikujt;
  • b) trupë e veçantë që radhitet për nder të dikujt. Qen roje
  • a) qen që ruan një banesë, një tufë bagëtish etj.;
  • b) fig. keq. njeri që bëhet vegël besnike e dikujt për të mbrojtur interesat e tij. Ndërrim roje heqja e një njeriu ose e një grupi të veçantë dhe zëvendësimi me të tjerë në një post drejtues pa sjellë ndonjë ndryshim në politikë ose në mënyrën e drejtimit.