rreptësi
RREPTËSI f.
- Vetia e atij që është i rreptë, të qenët i rreptë; ashpërsi. Kërkoi me rreptësi. Zbatoj me rreptësi. E ndëshkoi (e goditi, e qortoi) me rreptësi. E shikoi (i foli) me rreptësi. I përmbahemi me rreptësi rregullores.
- Zona e rreptësisë sport. pjesë katërkëndëshe e vijëzuar, që ndodhet 16 metra përpara portës në fushën e futbollit.