rresht
RRESHT m.
- 1. Varg njerëzish, kafshësh ose sendesh që janë vënë njëri pas tjetrit në një vijë; radhë. Rresht i gjatë (i drejtë). Rresht njerëzish. Rresht shtëpish. Rreshtat e pambukut. Në mes të dy rreshtave. Vë në rresht rreshtoj. Mbjellje me rreshta të gjerë (të ngushtë).
- 2. Varg karrigesh për t'u ulur në kinema, në teatër, në një sallë ose në një mjet udhëtimi; varg bankash në një klasë; radhë. Rreshti i parë (i dytë). Rreshtat e fundit. Karriget e rreshtave të parë. Zunë një rresht të tërë.
- 3. Varg fjalësh, shkronjash ose shenjash të tjera, të shkruara në një vijë me dorë ose të shtypura në një faqe; varg shkronjash të renditura në shtypshkronjë për t'i shtypur; radhë. Rreshtat e librit. Faqe me tridhjetë e dy rreshta. Heq (prish, fshij, ndreq) një rresht. E lexoi rresht për rresht. I shkrova nja dy rreshta.
- 4. Varg ushtarësh, nxënësish etj., të vënë njëri pas tjetrit ose njëri përbri tjetrit sipas një rregulli të caktuar, radhë. Rreshtat e kompanisë (e batalionit). Me rreshta të shtrënguar. Në krye të rreshtit. Hyj në rresht. Dal nga rreshti. Mbaj (prish) rreshtin. I plotësuan rreshtat e fundit. Rrinë (ecin) në rresht. U vunë në rresht u rreshtuan.
- 5. vet. fig. shih RADH/Ë,~A 7. Rreshtat e ushtrisë. Rreshtat partizanë. Hyj (futem) në rreshtat e...
- Në rreshtat e parë shih te PARË (i,e). Lexoj në mes të rreshtave (radhëve) libr. shih te RADH/Ë,~A.
RRESHT ndajf.
- Me radhë, njëri pas tjetrit; pa ndërprerje në kohë. Katër herë rresht. Dy muaj rresht. Tetë orë rresht.