RRJETË f.

  • 1. Mjet i punuar me fije të holla, të thurura rrallë në mënyrë të rregullt, me trajta e përmasa të ndryshme, që përdoret për të kapur peshq, shpendë, insekte etj. Rrjetë peshkimi. Rrjetë për të kapur zogj (flutura). Koshi i rrjetës. Plumbçat (tapat) e rrjetës. Gjuaj (peshkoj) me rrjetë. E kapi (e zuri) me rrjetë. Hedh rrjetën në det (në lumë). Ra në rrjetë. Tërheq (mbledh) rrjetën.
  • 2. Mjet i punuar prej fijesh metalike etj. të thurura rrallë, që përdoret për qëllime të ndryshme. Rrjetë e imët (e dendur, e hollë). Rrjetë mbrojtëse. Rrjetë teli. Rrjetë dritaresh. Rrjetë maskimi. Rrjetë krevati. Rrjetë flokësh.
  • 3. Trastë e punuar prej fijesh të holla, që përdoret për të mbartur sende të ndryshme. Rrjetë najloni. Rrjetë pazari (ushqimesh). Shtie (fut) në rrjetë. E mbushi rrjetën me mollë.
  • 4. Diçka që është formuar a që përdoret prej fijesh të holla, të ndërthurura rrallë midis tyre. Rrjetë merimange pëlhurë merimange.
  • 5. sport. Thurimë prej fijesh të endura rrallë, që vihet për të ndarë në dy pjesë fushën e lojës ose për të mbyllur portën. Rrjetë volejbolli (tenisi, pingpongu). Rrjeta e portës. Shtyllat e rrjetës. Lojtar i rrjetës. Prek rrjetën. Kapërcej rrjetën. Gjuaj në rrjetë. Dërgoj topin në rrjetë. Përfundon (mbyllet) me rrjeta të paprekura mbaron pa shënuar gol asnjëra palë, përfundon zero me zero (për një lojë). Tundi rrjetën. bised. shënoi gol duke gjuajtur fort.
  • 6. fig. Grackë e kurdisur hollë kundër dikujt, kurth. E shtiu (e futi) në rrjetë. Ra në rrjetë.
  • 7. shih RRJET,~I.