SANKSIONIM m.

  • 1. Veprimi dhe gjendja sipas kuptimeve të foljeve SANKSIONOJ, SANKSIONOHET. Sanksionimi i vendimit (i programit). Sanksionim nga lart.
  • 2. Miratimi përfundimtar nga një organ më i lartë i një ligji, i një vendimi, i një programi pune etj., që i bën të detyrueshëm për t'u zbatuar. E drejta e sanksionimit. Mori sanksionimin e organit epror.