SHËRBYES m. vjet.

  • 1. Ai që merrej me pastrimin dhe me shërbime të tjera ndihmëse në një zyrë, shkollë, ndërmarrje etj. Shërbyesi i ndërmarrjes (i shtëpisë së kulturës).
  • 2. Shërbëtor. Shërbyesi i anijes. Shërbyesi i avokatit.

SHËRBYES mb.

  • 1. Që ka të bëjë me lloje të ndryshme shërbimesh; që punon në sferën e shërbimeve; që i shërben diçkaje, ndihmës. Personeli shërbyes. Veprimtari shërbyese. Ka karakter (rol) shërbyes.
  • 2. gjuh. Që nuk ka kuptim të pavarur leksikor dhe shërben për të lidhur gjymtyrët e një fjalie ose fjalitë (për parafjalët e lidhëzat) ose për të shprehur qëndrimin e ligjëruesit ndaj asaj që thotë etj. (për pjesëzat). Fjalë shërbyese.