SHËTITJE f.

  • Dalja dhe ecja më këmbë a me një mjet në rrugë, në lulishte, në pyll etj. për të marr ajër të pastër, për t'u çlodhur a për t'u argëtuar; ecja tutje e tëhu nëpër një vend. Shëtitje e gjatë (e lodhshme). Shëtitja e mbrëmjes (e mëngjesit). Shëtitje me kalë (me biçikletë, me barkë). Shëtitje në pyll (në liqen). Nxjerr dikë për shëtitje. Dal (bëj) shëtitje. Kthehem nga shëtitja.