SHARROJ I kal.

  • Pres ose çaj me sharrë një copë dru, hekur, mermer etj. Sharroj një dërrasë. Sharroj drutë. Sharroj hekurat. Sharroj trupat.
  • E sharroftë sharra! mallk. shih te SHARR/Ë,~A.

SHARROJ II jokal.

  • 1. Fundosem, shkoj në fund, humbulloj; zhytem në diçka të shkrifët ose të ujshme. Sharroj në dëborë. Sharroj në llucë (në baltë). Sharroi lundra.
  • 2. fig. Zhytem, futem thellë. Sharroj në terr. Sharroj në mendime.
  • 3. Më vjen fundi, mbaroj; vuaj, heq keq për diçka; ngordh për të ngrënë, për të pirë etj. (edhe fig.). Sharroi krejt. Sharruan atyre maleve. Sharroi për të ngrënë. Sharroi për duhan (për një cigare). Sharroi nga uria.