SHASTISUR mb.

  • 1. Që i është prishur mendja dhe është hutuar fare, i trullosur; i habitur shumë, që ka mbetur pa mend. Me sy të shastisur. Mbeti (qëndroi) i shastisur. Rri (ecën) si i shastisur. Më shikonte i shastisur.
  • 2. keq. I ngathët nga mendja e hutaq, i hutuar. Njeri i shastisur.
  • 3. Përd. em. sipas kuptimit 2 të mbiemrit. Fajet i ka ai i shastisuri.