SHEMËR f.

  • 1. Gruaja e dytë që merrte një burrë, kundrejt gruas së parë që ishte gjallë e në shtëpi; secila nga gratë që kishte një burrë kundrejt njëra-tjetrës (kur burri merrte më shumë se një grua). Fëmijët e shemrës. Shkojnë si shemra shkojnë keq, zihen vazhdimisht.
  • 2. fig. edhe m. ~ËR, ~RI ËR, ~RIT. Njeriu me të cilin hahem në një punë; ai që kërkon të ma kalojë ose të më pengojë; kundërshtar; armik. Shemër i fortë. I doli një shemër. S'ka asnjë shemër. E kam shemër e jo zemër e kam armik e jo mik.
  • E do si djalin e shemrës iron. nuk e do fare, s'e sheh dot me sy, e urren.