SHEMB kal.

  • 1. Prish e rrëzoj përtokë një mur, një ndërtesë etj., rrënoj, shkatërroj e bëj rrafsh me tokën. E shembën murin (shtëpinë, kalanë, përmendoren). E shembi tërmeti.
  • 2. Rrëzoj me forcë përtokë, përplas përdhe, hedh poshtë. E kapi për beli dhe e shembi në tokë.
  • 3. Vras keq një gjymtyrë a një pjesë të trupit, e godit diku dhe e vras, por pa gjak; mbret, shajtoj. Shemb dorën (krahun, këmbën, gjurin).
  • 4. fig. Përmbys që nga themelet, rrëzoj me forcë, shkatërroj (një sistem shoqëror, një pushtet politik etj.). E shembën kapitalizmin. E shembën regjimin fashist (monarkinë).
  • 5. fig. Hedh poshtë diçka, rrëzoj; tregoj që është e gabuar a pa baza, i jap fund. E shembëm pushtetin e kanunit (e fesë). I shembëm idhujt (zakonet prapanike). Nuk ia shembi dot shpresat (besimin).
  • 6. fig. bised. E rrah fort dikë, e shqep; e mund keqas (në një ndeshje sporti, në lojën e letrave etj.). E shembi në dru. E shembi së rrahuri. E shembi me grushte (me shkelma). I shembën me gola. I shembën kundërshtarët.
  • 7. fig. bised. Ngop, dend. E shembi me bukë. E shembi me gënjeshtra. E shembi me katra i vuri shumë nota pakaluese.
  • 8. fig. keq. E qortoj dikë shumë ashpër, e dërrmoj fare; nuk e lë të marrë frymë. E shembën me fletërrufe. E shembën me pyetje. E shembi me të shara.
  • Shemb (rrëzon) malet dikush është shumë i fuqishëm, bën punë të mëdha, nuk ka pengesë që ta ndalojë.