SHERR m.

  • 1. Grindje e fortë me fjalë e me të bërtitura, zënie; mosmarrëveshje. Sherr i madh. Njerëz të sherrit. U ka hyrë sherri. Plasi (nisi, krisi) sherri. Bën (hap, zë) sherr. Lyp (ngre, kërkon) sherr. Shuaj sherrin. Ndaj sherrin bëj që të pushojë një grindje duke i pajtuar të dyja palët. I largohem (i shmangem) sherrit. I futi në sherr. Është në sherr me dikë. I bëri me sherr i vuri në grindje, i bëri që të grinden.
  • 2. bised. Dëm a ngatërresë që i sjellim dikujt; punë e ligë, mbrapshti, e keqe. I bëri një sherr dikujt. Ia druan sherrin dikujt ruhet nga dikush se mos i bën ndonjë të keqe. Ia pa sherrin dikujt a diçkaje e pësoi për shkak të dikujt a të diçkaje, e gjeti një e keqe, u dëmtua.
  • 3. bised. Smirë, resë. Ka sherr për dikë. E ka sherr dikë.
  • 4. si mb. ~, ~E. Sherret, sherrak; i djallëzuar, dinak, i mbrapshtë; resëtar. Është sherr (sherre).
  • Për sherr për dreq. Për sherrin e dikujt a të diçkaje për shkakun e dikujt a të diçkaje. Mollë sherri libr. shih te MOLL/Ë,~A. Më polli sherri me dikë më gjeti belaja me dikë. Shikon për sherr kërkon të zihet me dikë. I bie sherrit prapa shih te PRAPA. E kërkon sherrin me qiri shih te QIRI,~U. I mbiu sherri midis hairit i ndodhi një e keqe e papritur.