SHESHORE f.

  • 1. Shesh i vogël, vend i sheshtë në një të përpjetë a në një pyll. Sheshore me bar. U çlodhën në një sheshore.
  • 2. usht. Vend i sheshuar i pozicionit të zjarrit të një topi, të një mortaje a të një mitralozi të rëndë. Sheshorja e topit (e mitralozit). Bëj sheshoren.
  • 3. ndërt. Shesh pushimi. Sheshorja e shkallëve.