SHFAQJE f.

  • 1. Veprimi dhe gjendja sipas kuptimeve të foljeve SHFAQ, SHFAQEM. Shfaqja e sëmundjes. Shfaqja e karkalecit. Aparat për shfaqje filmash.
  • 2. Sjellje a veprim që vjen nga diçka, dukuri që tregon diçka, shenjë që përfaqëson diçka. Shfaqje e jashtme (e dukshme, e qartë). Shfaqje të huaja. Shfaqje anarkiste (mikroborgjeze, burokratike, oportuniste, intelektualiste). Shfaqje e ndërgjegjes si lartë (e frymës revolucionare, e patriotizmit socialist). Shfaqje e luftës së klasave (e ideologjisë së huaj, e liberalizmit, e oportunizmit). Shfaqje dembelizmi (egoizmi, nënvlerësimi, vetëkënaqësie). Shfaqje rrugaçërie. Shfaqje zemërgjerësie (butësie, indiferentizmi).
  • 3. Dhënia në skenë a në ekran e një pjese teatrale, e një koncerti ose e një filmi; pjesa që jepet në skenë a në televizor. Shfaqje e gjatë. Shfaqja e parë (e fundit). Shfaqje teatrale (artistike). Shfaqje filmi. Sallë shfaqjesh. Përgatitën (organizuan, dhanë) një shfaqje. Vete në shfaqje.
  • 4. filoz. Paraqitja e jashtme e anëve të ndryshme të thelbit të sendeve a të proceseve. Thelbi dhe shfaqja (e tij).