SHFREJ jokal.

  • 1. Shpreh me forcë e vrullshëm ndjenjat e mendimet e mia për dikë a për diçka, që mezi i kam mbajtur të ndrydhura, nxjerr atë që më është mbledhur në zemër për t'u lehtësuar, zbraz zemrën; flas hapur me dikë. Shfrej tërë duf (me zemërim). Shfrenin kundër shtypjes. Shfreu hapur. Kishte nevojë (donte) të shfrente. Qau e shfreu.
  • 2. kal. I lë ndjenjat të shpërthejnë lirisht, nxjerr jashtë çfarë ndiej; nxjerr inatin a zemërimin mbi dikë, bëj që ta pësojë për ato që më ka shkaktuar. Shfreu zemërimin (inatin, dufin, urrejtjen, dhembjen, tërbimin). Shfrej atë që ndiej. E kishte me dikë tjetër, e shfreu tek i biri.
  • 3. Dal e bredh lirshëm andej-këtej për t'u çlodhur a për t'u argëtuar (për dikë që ka qenë në një mjedis të mbyllur për një kohë të gjatë). Doli të shfrente pak. Shfreu tërë ditën fushave.
  • 4. I shfryj a i shfryhem dikujt. I shfreu me zemërim.