SHFRYJ jokal.

  • 1. Nxjerr shumë frymë me forcë e me zhurmë. Shfryn e turfullon. Kali (pela) shfrynte.
  • 2. kal. Nxjerr diçka nga goja a nga hundët, duke e fryrë me forcë. Shfryj hundët liroj, pastroj hundët. Shfryj ujin. Hante fara e shfrynte lëvozhgat.
  • 3. kal. Bëj që të dalë ajri i ngjeshur nga një send i fryrë dhe t'i zvogëlohet vëllimi; kund. fryj. Shfryj gomat (topin).
  • 4. vet. veta III. Nxjerr me forcë avull a ajër; gulçon. Shfryn lokomotiva. Motori shfrynte.
  • 5. vet. veta III. Fryn me tërbim (për tufanin etj.); ka dallgë të mëdha, tërbohet (për detin etj.); nxjerr jashtë me vrull gazra e hi, shpërthen (për vullkanet). Shfryn tufani (murrlani, dimri, stuhia). Fryn e shfryn veriu. Shfryn deti (oqeani, lumi). Shfryn vullkani.
  • 6. Del jashtë shtratit dhe përmbyt vendet përreth (për lumin etj.). Shfryu lumi (përroi, liqeni).
  • 7. edhe kal. fig. Nxjerr jashtë me vrull atë që ndiej në shpirt; nxjerr inatin a zemërimin duke i folur rëndë dikujt a duke bërë diçka me rrëmbim, shfrej. Shfryu zemërimin (dufin, urrejtjen, mllefin, inatin). U shfryn fëmijëve. Shfrynte me vete. Iku duke shfryrë.
  • 8. kal. fig. Pakësoj, zvogëloj, shkurtoj, duke lënë vetëm atë që është e domosdoshme. I shfrynë organikat. I shfrynë kërkesat për mallra importi.