SHFRYTËZOJ kal.

  • 1. Nxjerr fitime duke përvetësuar frytet e punës së të tjerëve. Borgjezia shfrytëzon klasën punëtore (proletariatin, gratë, fëmijët). Shfrytëzojnë punën e të miturve. Shfrytëzojnë pa mëshirë (egërsisht, gjer në palcë).
  • 2. Nënshtroj ekonomikisht e politikisht një vend tjetër për të nxjerrë prej tij përfitime sa më të mëdha. Shfrytëzojnë kolonitë (vendet e vogla).
  • 3. Shtie në punë diçka, e përdor për një qëllim të caktuar; përdor të mira të ndryshme materiale për plotësimin e disa synimeve ekonomike; nuk e lë të shkojë kot, e përdor mirë e plotësisht. Shfrytëzojnë makinat (makineritë, pajisjet). Shfrytëzuan mbeturinat (rezervat e brendshme). Shfrytëzojnë hekurudhat (mjetet e transportit). Shfrytëzojnë burimet ekonomike (energjinë e lumenjve, energjinë diellore, energjinë atomike). Shfrytëzojnë ujin e lumenjve për ujitje. Shfrytëzoj librat (dokumentet, arkivat, literaturën, kartotekën). Shfrytëzon plotësisht kohën e punës. Shfrytëzon çdo minutë.
  • 4. Përdor diçka në dobinë time, përfitoj, nxjerr përfitime nga dikush a nga diçka; e përdor për punën time. Shfrytëzoj një të drejtë. Shfrytëzoj rastin (situatën). Shfrytëzon dobësitë (mirëbesimin, papjekurinë) e dikujt. Shfrytëzoj kohën e mirë (ditët me diell). Shfrytëzuan errësirën e natës.
  • 5. min. Nxjerr nga toka minerale të ndryshme, naftë etj. Shfrytëzojnë minierat. Shfrytëzojnë pasuritë e nëntokës. Shfrytëzojnë puset e naftës.