SHKËLQYESHËM mb.

  • 1. Që lëshon dritë të fortë, që shkëlqen, i shkëlqyer. Flakë e shkëlqyeshme.
  • 2. Që ka shkëlqim, që e përthyen dritën, i shkëlqyer. Lëkurë e shkëlqyeshme. Vernik i shkëlqyeshëm. Sipërfaqe e shkëlqyeshme.
  • 3. fig. shih SHKËLQYER (i,e) 3,4.

SHKËLQYESHËM ndajf.

  • Shumë mirë, aq mirë, sa më s'bëhet, në mënyrë të shkëlqyer. Noton shkëlqyeshëm. E plotësoi detyrën shkëlqyeshëm. E dha provimin (mori notën) shkëlqyeshëm. Doli shkëlqyeshëm në qitje. E mbaroi shkollën shkëlqyeshëm. - Si e ndien veten? - Shkëlqyeshëm!