SHKËMBOR mb.

  • 1. Që është plot me shkëmbinj, që është i mbuluar me shkëmbinj. Breg shkëmbor (i detit, i limit). Grykë shkëmbore. Shpat shkëmbor. Vend shkëmbor.
  • 2. Që është i formuar prej një lënde minerale të fortë, që është i natyrës së shkëmbit, që është prej shkëmbi. Male shkëmbore. Kodër shkëmbore. Shtresë (tokë) shkëmbore. Shpat shkëmbor.