SHKËPUTJE f.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve SHKËPUT, SHKËPUTEM. Shkëputja nga jeta (nga populli, nga masat). Shkëputja nga sistemi kolonial. Shkëputja e viçave (e shelegëve). Shkollë pa shkëputje nga puna.
  • 2. fig. Mungesë lidhjeje, mungesë vijimësie në veprime a në shtjellimin e diçkaje. Shkëputje të mëdha ndërmjet mbrojtjes, gjysmëmbrojtjes dhe sulmit (në futboll). sport. Ka shkëputje ndërmjet kapitujve (ndërmjet lëndëve).
  • 3. sport. Një nga stilet e ngritjes së peshave. Stili i shkëputjes. Ngriti njëqind kilogramë në shkëputje.