SHKAK m.

  • 1. Rrethanë, dukuri, ngjarje etj., që bën të lindë si rrjedhim a si pasojë diçka tjetër; ajo që bën të lindë, të ndryshojë ose të zhduket diçka tjetër. Shkaqet historike. Shkaku themelor (kryesor). Shkaqe anësore. Shkaqe madhore. Shkak i mundshëm. Shkaku i luftës (i fitores, i humbjes). Shkaku i vdekjes (i sëmundjes). Ndajfolje shkaku. gjuh. Rrethanori i shkakut. gjuh. Kërkoj (gjej, zbuloj) shkaqet. U bë shkak që ...
  • 2. Arsyeja pse ndodh një gjë, pse bëhet një punë etj., shtysa për një veprim; arsyeja që kemi a që nxjerrim për një punë, për një veprim etj. Për shkaqe shëndetësore. Për shkaqe të tjera (të forta). Shkaku i heshtjes. Shkaku i gëzimit (i shqetësimit). Shkaku i ndarjes (i largimit). Me shkak e pa shkak. Për këtë shkak... Nxjerr shkaqe të kota. Paraqit diçka si shkak. Ku e ka shkakun? Dha shkak që... I dha shkak dikujt.
  • 3. filoz. Rrethanë, dukuri a faktor që vepron mbi një tjetër dhe e ndryshon atë a sjell një gjë a dukuri të re. Shkaku i parë. Shkaku dhe pasoja. Njoh (zbuloj) shkakun.
  • Nga shkaku ... (me një emër ose me një përemër pronor a dëftor në r. gjinore) për arsye ..., si pasojë..., për faj... Për shkak... (me një emër ose me një përemër pronor të vetës së tretë në r. gjinore) nga.. . , për arsye..., si pasojë ..., për faj... Nga shkaku që... (se ... ) ngaqë, sepse, duke qenë se. Për shkak se... sepse, ngaqë, duke qenë se ...