SHKAKOR mb. gjuh.

  • 1. Që lidh një fjali të varur, e cila tregon shkak, me një fjali drejtuese (për lidhëzat se, sepse, meqë, ngaqë, meqenëse, duke qenë se, për arsye se etj.). Lidhëz shkakore.
  • 2. Që lidhet me lidhëza të tilla dhe tregon shkakun e një veprimi a të një gjendjeje (për fjalitë). Fjali shkakore (p.sh.: «Armiku nuk i zbulonte dot komunistët, sepse ata i donte dhe i ruante populli»).