SHKATH kal.

  • 1. Shpij diçka që është mpirë, duke e fërkuar, duke lëvizur, duke e ngrohur etj. Shkath duart në zjarr (kur më ngrijnë nga të ftohtët). E fërkoi që ta shkathte.
  • 2. fig. E bëj më të gjallë e më të zhdërvjellët, e çel, e zhvilloj dikë; kund. ngath. E shkathi puna. Shkolla të shkath. Librat ia shkathën mendjen.