SHKOLLAR m.

  • 1. Nxënës i një shkolle tetëvjeçare a të mesme. Shkollarët e vegjël. Shkollarët e kryeqytetit.
  • 2. bised. Njeri i mësuar, njeri me shkollë. Shkollarët e fshatit.
  • 3. krahin. Mësues.

SHKOLLAR mb.

  • 1. shih SHKOLLOR,~E 2.
  • 2. I ditur, i mësuar, që ka bërë shkollë. Njerëz shkollarë. E ka nusen shkollare.
  • 3. vjet. Shkollor.