SHKOP m.

  • 1. Një copë dru i hollë e i gjatë, që shërben për t'u mbështetur kur ecim, për të goditur a për punë të tjera. Shkop i gjatë. Shkop thane. Shkopi i bariut. Kërcim me shkop. sport. Shkop e cingël lojë fëmijësh, cingëlthi. I rrëfeu shkopin. E zuri (e rrahu, i ra) me shkop. Kullot dhentë me shkop e shfrytëzoj kullotën ngastra-ngastra, nuk i lëshoj dhentë të kullotin nga të duan. Kullot dhentë pa shkop i lëshoj dhentë të kullotin nga të duan. Kur s'ke shokun, pyet shkopin. fj. u.
  • 2. Mjet a send i hollë, i gjatë e i rrumbullakët prej druri, prej gome etj., që përdoret për qëllime të ndryshme. Shkopi i stafetës. sport. Shkop gome mjet prej gome të fortë, i gjatë e i rrumbullakët, që e përdorin policët në vendet kapitaliste për të shpërndarë demonstratat e masave punonjëse.
  • 3. Bastun. Ecën me shkop.
  • 4. Kunj i drunjtë që bashkon shtizën e parmendës me veshët. U thye shkopi.
  • 5. fig. bised. Një e qëlluar me dajak a me dru, goditje. I tregoj (i rrëfej) shkopin. Ai do një shkop të mirë. I dhanë (hëngri) tridhjetë shkopinj.
  • 6. fig. bised. Qortim i rëndë; detyrim me forcë, dhunë; kërcënim. Me shkop me detyrim, me dajak. Disiplina e shkopit. Bien shkopinjtë mbi dikë.
  • 7. vet. Dy thupra të vogla që përdoren zakonisht në vendet e Azisë Lindore e Juglindore për të ngrënë gjellë të ndryshme. Hanë oriz me shkopinj.
  • 8. fig. keq. Njeri i trashë nga mendja, hu. Është shkop ai.
  • 9. përd. mb. Shumë i dobët (nga trupi). Ishte bërë shkop!
  • U bë për shkop u plak sa nuk mund të ecë dot pa u mbështetur në shkop. Me një të rënë të shkopit si me magji, menjëherë e me lehtësi, pa u munduar e pa u përpjekur. Me shkopin magjik menjëherë e pa mundim, me një të thënë; si çudibërës. I bindet shkopit të dirigjentit (të dirigjuesit) libr. shih te DIRIGJENT, ~I. Ka gjetur shkopi doçen keq. ka gjetur tenxherja kapakun. E ha barin pa shkop keq. vepron lirisht, nuk e pengon asgjë, livadhis. S'ia ha qeni shkopin shih te QEN,~I. E heq shkopin zvarrë është njeri i urtë, nuk trazon njeri, s'i bie njeriu në qafë. Ishte me plaçka në shkop shih te PLAÇK/Ë,~A. Vetë zot, vetë shkop shih te ZOT,~I II. I vë (i fut) shkopinj në rrota i nxjerr pengesa e ngatërresa, e pengoj në punën e tij, i nxjerr telashe. Kujto (zër në gojë) qenin, rrëmbe (bëj gati) shkopin fj.u. shih te QEN,~I. Shkopin, po e ndyve të tërë, s'ke ku e kap fj. u. shih te NDYJ.