SHKREHEM vetv.

  • 1. vet. veta III. Lirohet vetiu diçka që ka qenë e ngrehur ose diçka që ka qenë e tendosur; shkrepet arma vetë (kur bie në tokë, kur përplaset diku etj.). U shkreh sharra. Iu shkreh arma (pushka, çiftja). Iu shkreh në duar.
  • 2. vet. veta III. Shkon vetë në gjendjen e parë një mjet a një vegël që ka qenë gati për një punë; zbërthehet, zgjidhet, hiqet. U shkreh çarku (kurthi). Grackat ishin shkrehur.
  • 3. fig. Prishet, pushon, mbaron. U shkreh muhabeti (dasma).
  • 4. fig. Shpërthej, filloj menjëherë dhe me forcë (për të qarët ose për të qeshurit), më shkrepet. Iu shkreh gazi. U shkreh në vaj.
  • 5. fig. Lodhem sa mezi qëndroj më këmbë, këputem, rraskapitem, dobësohem, tretem; zbruhem, lëshohem. U shkreh fare nga trupi. M'u shkrehën nervat.
  • 6. fig. Mundem, thyhem, shkatërrohem (në luftë) dhe ua mbath këmbëve. Fashistët u shkrehën.
  • 7. fig. I drejtohem dikujt me të shara e me të bërtitura. Pse më shkrehesh mua? Iu shkreh së bijës (të shoqit).
  • 8. Pës. e SHKREH 1,2.