SHKREPTIMË f.

  • 1. Dritë e fortë që flakëron për një çast në qiellin me re, zakonisht në trajtë vijash zigzage a të degëzuara, e cila shkaktohet nga shkarkimet elektrike në atmosferë dhe shoqërohet me një gjëmim, vetëtimë. Shkreptima të fuqishme. Një shkreptimë çau qiellin.
  • 2. Shkëlqim i menjëhershëm i syve, që shpreh një ndjenjë të brendshme të fortë. Shkreptimë zemërim. Sytë i lëshuan shkreptima.