SHKREPTIN jokal. 1. edhe pavet. Ndodhin shkreptima, ka shkreptima, vetëtin. Nuk po shkreptin më. Shkreptiu një vetëtimë. 2. Shkëlqen si vetëtimë, lëshon dritë të fortë. Bora shkreptin nën rrezet e diellit. I shkreptinin sytë. Sytë e maces shkreptijnë në errësirë.