SHKREPUR f.

  • 1. Shkrepje. U ndez me një të shkrepur (pas katër-pesë të shkrepurash).
  • 2. kryes. Urori, stralli dhe eshka së bashku, që shërbejnë për të ndezur cigaren; shkrepëse. Ke të shkrepura? Harrova të shkrepurat në shtëpi.
  • 3. fig. Tekë, e tekur. Një e shkrepur e çastit.

SHKREPUR as.

  • Veprimi sipas kuptimeve të foljeve SHKREP, SHKREPET. E ka me të shkrepur e bën diçka kur t'i shkrepet, e ka me të tekur.

SHKREPUR mb.

  • 1. I tharë sa mund të shkoqet, i bërë trokë në diell; i ashpër. Tokë e shkrepur. Duhan i shkrepur. Bar i shkrepur. Me buzë të shkrepura.
  • 2. fig. Shumë i varfër, i shkundur, trokë. Shtëpi e shkrepur. Mbeti i shkrepur.