SHKRETËTIRË f.

  • 1. gjeogr. Hapësirë e gjerë, zakonisht e mbuluar me rërë, pothuajse pa bimësi e pa botë shtazore, ku reshjet janë shumë të pakta. Shkretëtirë ranore (deltinore, shkëmbore). Shkretëtirë akulli (akullnajore) hapësirë e gjerë e mbuluar me akuj të përjetshëm. Shkretëtirë pa fund. Bimë (kafshë) të shkretëtirave. Oazet e shkretëtirës. Karvanët e shkretëtirave.
  • 2. Vend i shkretë, i zbrazët, pa njerëz; vend i largët e i pabanuar, humbëtirë.
  • Zë në shkretëtirë libr. fjalë a mendim që nuk e dëgjon askush.