SHKRIRËS m.

  • 1. Punëtor metalurg që punon për shkrirjen e metaleve; punëtor që shkrin lëndë të ndryshme në disa degë të industrisë. Shkrirësit e çelikut (e bakrit). Shkrirësit e serës (e squfurit, e rrëshirave).
  • 2. tek. Lëndë që hidhet në furrnaltë për të ndihmuar shkrirjen e mineraleve (zakonisht gurë gëlqereje).

SHKRIRËS mb.

  • Që shërben për të shkrirë. Furrë shkrirëse.