SHKRUMB m.

  • 1. Lëndë e zezë, e thërrmueshme dhe me erë të veçantë, që mbetet kur digjen plotësisht sende të ndryshme (si leshi, buka, drithi, mishi etj.). Shkrumbi i fitilit të llambës (i qiririt). Vjen erë shkrumb. U bë shkrumb buka (mishi, gjella). U bë shkrumb çorapi.
  • 2. Shtresë e djegur gjelle, qumështi etj., që mbetet në fund të një ene, zhezhi. Ka zënë shkrumb tenxherja.
  • 3. përd. ndajf. Shumë (zakonisht me mbiemrin i zi). I zi shkrumb shumë i zi, i zi sterrë.
  • E bëri shkrumb e hi (hi, hi e pluhur) dikë a diçka shih te HI,~RI. Iu bë goja (iu bënë buzët) shkrumb iu tha goja nga të nxehtët a nga ethet, iu zhurit goja, iu rreshkën buzët, u dogj për një pikë ujë.