SHKUAR f.

  • 1. Kohë e kaluar, periudhë e kaluar; ngjarje të ndodhura në kohën e kaluar; jeta dhe veprimtaria e mëparshme e dikujt. E shkuara e hidhur (e zezë). Nuk e harrojmë të shkuarën. Ka një të shkuar të shkëlqyer. Kujtoj të shkuarat. Të shkuara të harruara! Të shkuara! (qofshin të shkuara!) urim që i bëhet një të sëmuri a dikujt që sapo ka kaluar një sëmundje.
  • 2. gjuh. vet. nj. Koha e shkuar e foljeve. Trajtat e së shkuarës.
  • 3. bised. Sëmundje ngjitëse jo e rëndë, që prek një numër të madh njerëzish në të njëjtën kohë e që kalon shpejt. Është e shkuar kjo.

SHKUAR as.

  • Shkuarje. Të shkuarit në bazë. Me një të shkuar të dorës. Kanë të shkuar. Nuk zgjidhet kjo punë me një të shkuar.

SHKUAR mb.

  • 1. Që ka kaluar, që ka mbaruar (për kohën); që është bërë ose ka ndodhur disa kohë përpara; që ka jetuar disa kohë më parë ose shumë kohë më parë. Kohët e shkuara. Javën (muajin, vitin) e shkuar. Të dielën e shkuar. Tre vjet të shkuar tre vjet më parë. Brezat e shkuar. Vite të shkuara disa vjet më parë. Ngjarje të shkuara.
  • 2. Që po i afrohet pleqërisë, i vjetër, i thyer në moshë; që e ka kaluar moshën mesatare, i moshuar. Burrë i shkuar. Ishte një çikë e shkuar. Është më i shkuar se unë.
  • 3. I shkueshëm, i shoqërueshëm. Është shumë i shkuar.
  • 4. bised. I mbaruar; i ronitur, që ka marrë fund e nuk mund të mbahet më (për rrobat). Pantallonat ishin të shkuara.
  • 5. Përd. em. sipas kuptimit 2 të mbiemrit (për njerëzit). Me të shkuarit.
  • Si i shkuar (si i shkelur) në dërstilë shih te DËRSTIL/Ë,~A. Koha e shkuar gjuh. kohë në të cilën folja tregon se veprimi ose gjendja e shprehur prej saj është kryer para çastit të ligjërimit ose para një çasti të caktuar të së shkuarës.

SHKUAR ndajf.

  • Më shumë se..., në një shkallë më të lartë se... (përdoret kryesisht në togfjalësha të ndërtuar me përsëritjen e një emri). Vëlla e shkuar vëllait. Motër e shkuar motrës. Të kam shkuar babait. E kishte shkuar nënës. Qëndroi si burrë e shkuar burrave. Punojnë si djem e shkuar djemve. Këndonte si bilbil e shkuar bilbilit. Ishte dhelpër e shkuar dhelprës.