SHKUMË f.

  • 1. Shtresë e bardhë shumë e shkrifët prej bulëzash të dendura, që formohet mbi sipërfaqen e ujit a të një lëngu tjetër kur trazohet a tundet, kur valon, kur tharbëtohet a kur prej tij çlirohet gazi i tretur; shtresa e sipërme që zë sherbeti i ëmbëlsirave ose reçeli kur e valojmë; papastërtitë që dalin mbi sipërfaqen e një lëngu që valon. Shkumë e bardhë. Shkuma e dallgëve (e detit). Shkuma e birrës (e shampanjës). Shkuma e qumështit. Shkuma e mishit (e gjellës). Shkumë pastash e bardhë veze, e rrahur me sheqer, që përdoret për përgatitjen e pastave etj.
  • 2. Grumbull flluskash që formohen në ujë kur tretet sapun a ndonjë lëndë tjetër larëse ose kur fërkojmë diçka me ujë e me sapun. Shkumë sapuni. Bën shumë (nuk bën) shkumë. E zbut mjekrën me shkumë për t'u rruar.
  • 3. Jargë që u dalin flluska-flluska disa kafshëve, zakonisht kur janë të lodhura a të egërsuara, ose një njeriu kur e godet sëmundja e tokës a kur bëhet si i tërbuar nga zemërimi; shtresë bulëzash djerse që dalin mbi lëkurën e kalit a të gjedhëve nga lodhja. Shkuma e qeve. I doli shkumë nga goja.
  • 4. bised. Sëmundja e tokës. Shkuma të preftë! mallk. E ngaftë shkuma! mallk. I rëntë shkuma! mallk.
  • 5. përd. mb. Shumë i butë e i shkrifët, jo i ngjeshur (për gjalpin e njomë etj.). Gjalpë shkumë. Krem shkumë.
  • 6. përd. mb. fig. Që nuk është i lidhur e i ngjeshur, i flashkët, i qullët (për trupin e njeriut). E ka trupin shkumë. Është fare shkumë.
  • 7. përd. ndajf. Shumë, fare (zakonisht me mbiemra si i bardhë, i butë, i shkrifët etj.). I bardhë shkumë. I butë shkumë.
  • Kapet pas shkumave (për shkumë) përpiqet kot. E ngau shkuma u tremb shumë, i ngriu gjaku. Ngopet me shkumë gënjehet kollaj, ngopet me lugë të zbrazët. Sapun pa shkumë diçka e padobishme, muhabet pa bulmet. Me shkumë në gojë me zemërim të madh, si i tërbuar. I doli shkumë nga goja
  • a) u lodh shumë, u rraskapit;
  • b) u inatos shumë; u tërbua nga zemërimi. Si i mbyturi nëpër shkumë në gjendje shumë të vështirë, aq ngushtë sa më s'bëhet, në pikë të hallit; me shpirt ndër dhëmbë. I nxori shkumë nga goja shih te NXJERR. E shet shkumën për ajkë i paraqit gjërat shumë më të bukura a më të mira se ç'janë; mashtron. Shkumë deti mineral nga grupi i silikateve të magnezit me ngjyrë të bardheme, i lehtë e me pore dhe zjarrdurues, prej të cilit bëhen sende zbukurimi, pipa etj.