SHKUNDUR mb.

  • 1. Që ka rënë përtokë pas shkundjes (për kokrrat e pemëve, të drithërave etj.); që i kanë rënë kokrrat pasi e kanë shkundur (për pemët, për kallinjtë etj.). Ullinjtë e shkundur. Man i shkundur. Arrë e shkundur. Kallinj të shkundur.
  • 2. fig. Shumë i varfër, i këputur; që ka mbetur pa një lek në xhep. Ishin të shkundur fare.
  • 3. fig. Që është bërë matuf, i rrjedhur. Plak i shkundur. Është i shkundur (nga trutë).