SHLYEJ kal.

  • 1. Fshij fare diçka të shkruar a të vizatuar ose heq vija mbi të; e heq dikë nga një listë, duke ia fshirë emrin e tij ose duke hequr vija mbi të; shuaj. Shlyej me gomë, ia shlyen emrin.
  • 2. fig. Laj, paguaj një borxh a kryej një detyrim. Shleu llogarinë. Shleu borxhet (kredinë). I shlyen detyrimet ndaj shtetit. E shleu dënimin.
  • 3. fig. E laj një gabim a një faj me një punë të mirë, e bëj që të mos merret më parasysh. Shlyej gabimin (fajin). Shlyej një përshtypje jo të mirë.
  • 4. fig. Ia heq dikujt një masë ndëshkimore që ishte marrë ndaj tij. Ia shlyen vërejtjen.
  • E shleu (e fshiu, e shoi, e hoqi,) nga defteri dikë a diçka shih te DEFTER,~I.