SHMANG m.

  • Anë, skaj. Doli në shmang. Rri në shmang.

SHMANG kal.

  • 1. Ndërroj rrugën, lë udhën që kam; liroj udhën; e nxjerr nga rruga, ia ndërroj drejtimin (edhe fig.). Shmangën udhën e u vonuan. Era e shmangu anijen majtas. Shmang lëvizjen e një trupi. Nuk ka forcë që të na shmangë nga rruga jonë.
  • 2. fig. Largoj, mënjanoj, bëj që të mos ngjasë, parandaloj (diçka që më duket e papëlqyeshme a e dëmshme). Shmang një dëm (një të keqe). Shmang rreziqet (humbjet). Për të shmangur luftën.