SHNDRIT jokal.

  • 1. vet. veta III. Lëshon dritë, ndriçon fort; shkëlqen me dritë të fortë, ndrit. Shndrit dielli. Sheshi shndriste nga drita. Një yll i artë i shndrit në gjoks. Shndrit si ar.
  • 2. vet. veta III. Shkëlqen nga pastërtia e nga rregulli, është shumë i pastër e i rregullt, ndrit. Shndrit shtëpia. I shndritin rrobat.
  • 3. kryes. veta III. Shkëlqen nga gëzimi, e shpreh në fytyrë një ndjenjë të madhe. Prindërve u shndriste fytyra. U shndritnin sytë.
  • 4. kryes. veta III fig. Shquhet, dallohet, shkëlqen (për aftësitë e talentin e dikujt). Shndriti talenti i tij. Shndrit ndër shokët.
  • 5. kal. fig. I zbuloj të vërtetën dikujt duke e mësuar, ndrit, ndriçoj. U shndrit mendjen të rinjve.