SHOLLË f.

  • 1. Lëkurë gjedhësh e regjur, prej së cilës bëhen pjesët e poshtme të këpucëve, shuall; shtresë gome që përdoret për tabanin e këpucëve; pjesa e poshtme e këpucës, tabani. Shollë kau (bualli). Shollë gome. Gjysma sholle. U janë ngrënë shollat. I është bërë lëkura shollë i është bërë lëkura e trashë dhe e fortë, si e regjur.
  • 2. krahin. Opinga, këpucë. Sholla të reja (të vjetra). Sholla me lak. Sholla me hundë opinga me majë. Sholla me xhufka. Një palë sholla. Ishin pa sholla në këmbë.
  • 3. krahin. Gjurmashka prej leshi, të thurura si çorapet; putra e çorapit.
  • 4. Shputa e këmbës, shualli i këmbës.
  • I është bërë faqja shollë nuk ka më turp e sedër, nuk i bëjnë më përshtypje kritikat e qortimet, është i pacipë. I është bërë lëkura (e ka lëkurën) shollë është regjur e s'do t'ia dijë më për diçka, s'ndien më, s'pyet për fjalët, sharjet etj. I futi (i hodhi) një gur në shollë (në opingë, në këpucë) dikujt shih te GUR,~I.