SHOQËRIZOHET vetv. ek.

  • 1. Bëhet pronë e gjithë popullit ose e një grupi, bëhet pronë shoqërore socialiste (për mjetet e prodhimit, tokën etj. në rendin socialist).
  • 2. Merr një karakter të gjerë shoqëror prodhimi dhe puna nga zhvillimi i forcave prodhuese, nga përqendrimi e centralizimi i kapitalit etj. (në rendin kapitalist).
  • 3. Thellohet karakteri shoqëror i punës dhe i prodhimit nga zhvillimi i mëtejshëm i forcave prodhuese, nga shndërrimi i pronës kapitaliste mbi mjetet e prodhimit në pronë shoqërore socialiste dhe nga rritja e shkallës së përqendrimit të saj (në rendin socialist).
  • 4. U ngarkohet ndërmarrjeve ekonomike një pjesë e punëve shtëpiake, që më parë kryheshin në familje. Janë shoqërizuar mjaft punët e shtëpisë.
  • 5. Pës. e SHOQËRIZOJ.