SHOQËROHEM vetv.

  • 1. Kam lidhje të afërta me dikë, rri shpesh bashkë me të. Shoqërohet me shokët e shkollës. Nuk shoqërohet me këdo.
  • 2. vet. veta III. Zhvillohet krahas me një dukuri tjetër ose ndiqet nga një pasojë e lidhur ngushtë me të; shkon bashkë me... Bajamet shoqërohen me temperaturë të lartë. Grevat shoqërohen shpesh me përleshje të ashpra ndërmjet punëtorëve dhe policisë.
  • 3. vet. veta III libr. Është i pajisur me diçka plotësuese, ka si hyrje a si shtojcë. Studimi shoqërohet me një hyrje. Vepra shoqërohet me një tregues bibliografik të pasur.
  • 4. Pës. e SHOQËROJ.