SHPËRDOROJ kal.

  • 1. E përdor keq a me tepri diçka që më është besuar, e kaloj masën e lejueshme në përdorimin e diçkaje.
  • 2. Veproj në kundërshtim me ligjin a me normat e moralit shoqëror, duke shfrytëzuar detyrën që kam a besimin e të tjerëve për përfitime vetjake. Shpërdoron besimin e dikujt. Shpërdoronte pozitën zyrtare (përgjegjësinë shtetërore, detyrën).